Abrashi: PDK bleu vota në Prizren, rritja e Totajt artificiale

Abrashi: PDK bleu vota në Prizren, rritja e Totajt artificiale

13:18, 14/10/2025

Lëvizja Vetëvendosje pretendon se kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka blerë vota.

Artan Abrashi, kandidat i VV-së për kryetar të kësaj komune ka thënë se për dyshime të tilla ka edhe persona të arrestuar.

Sipas tij, nga analiza e tyre kanë parë që Totaj ka marrë vota në një zonë të banuar nga komuniteti boshnjak më shumë se kandidati nga ky komunitet.

“Kemi pas indikacione edhe nga analiza e rezultateve për një masë të madhe në disa rajon është bërë blerja e votës. Ka pas raportime edhe në media dhe ka të arrestuar nga policia. Mendoj që ajo rritje, një pjesë e madhe është artificiale për shkak të fenomenit të blerjes së votës”, ka thënë ai në emisionin “Mesditë”.

Ai është shprehur i bindur se pas raundit të dytë do të jetë fitues në këtë komunë.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së në Prizren i pari ka dal, Shaqir Totaj  i PDK-së me 24,281 vota apo 41,99%, ndërsa i dyti Arban Abrashi i LVV-së me 17,231 vota apo 29,80%

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco