“Kemi më shumë se 10 ditë kohë”, Kurti thotë se ende s’ka zhvilluar takime me ndonjë parti për formimin e qeverisë

“Kemi më shumë se 10 ditë kohë”, Kurti thotë se ende s’ka zhvilluar takime me ndonjë parti për formimin e qeverisë

12:34, 14/10/2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka zhvilluar asnjë komunikim me parti apo deputetë lidhur me formimin e qeverisë së re.

Ai tha se këto ditë ka qenë i përfshirë me analizimin e rezultateve nga qendrat dhe vlerësimin e kontributeve që kanë pasur fushatat nëpër komunat e ndryshme, në mënyrë që të përgatitet fushata për balotazhe. 

Kurti shtoi se për këtë çështje po përgatitet një plan dhe theksoi se kohë për këtë ka më shumë se 10 ditë.

“Tepër shumë punë këto ditë, analiza e rezultateve nga qendrat. Na duhet ta shohim kontributet që kanë pasur fushatat nëpër komuna me rezultatin që kemi arritur, në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende që t’i zhvilloj ato komunikime. Por po e bëjmë një plan edhe për këtë gjë. I kemi më shumë se 10 ditë”, tha Kurti për EO.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco