Elezi mohon rënien e sistemit në Prishtinë e Podujevë: Problemi ishte interneti i dobët

Elezi mohon rënien e sistemit në Prishtinë e Podujevë: Problemi ishte interneti i dobët

20:32, 13/10/2025

Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të djeshme, në të gjitha komunat e Kosovës ka nisur procesi i numërimit të votave për asamblistë.

Megjithatë, nga Prishtina dhe Podujeva u raportua për ndërprerje të procesit, pasi u përhapën informacione se kishte rënë sistemi i numërimit, shkruaj Syri.net Kosova.

Në një prononcim Syri.net Kosova, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sqaroi se nuk bëhet fjalë për rënie të sistemit, por për probleme me internetin e dobët në disa qendra.

“Nuk ka ndonjë problem me funksionimin e platformës së rezultateve të KQZ-së. Për shkak të lidhjes së dobët të internetit, herë pas here ka pasur vështirësi në transmetimin e pamjeve që shfaqen në ekranet për vëzhguesit. Në këto ekrane shfaqen pamjet nga kamerat që tregojnë procesin e numërimit, për transparencë të plotë”, – tha Elezi.

Ai shtoi se platforma e rezultateve ka funksionuar pa ndërprerje gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve, duke mundësuar publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave të votimit në kohë reale./Syri


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco