Presidentja Osmani takohet me homologen sllovene në Lubjanë

Presidentja Osmani takohet me homologen sllovene në Lubjanë

19:05, 13/10/2025

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar sot në Lubjanë me Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar se takimi ishte i përzemërt dhe miqësor, duke vënë në pah marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

“Një diskutim si gjithnjë i përzemërt me miken e Kosovës, Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar në Lubjanë.

Mirënjohja e popullit të Kosovës është e thellë për mbështetjen e Sllovenisë për të ardhmen euroatlantike të vendit tone”, shkroi Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco