Numërimi për Kuvendet Komunale nis në ora 16:00 – Kjo është lista e 38 Qendrave

Numërimi për Kuvendet Komunale nis në ora 16:00 – Kjo është lista e 38 Qendrave

13:54, 13/10/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orën 16:00 do të fillojë numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendet Komunale në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, në sallën “1 Tetori”.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se sot nisë numërimi për asamblistët. “Votat e kandidatëve për anëtarët e kuvendeve komunale numërohen në qendrat komunale të numërimit” tha ai.

Kjo është lista dhe adresat e 38 Qendrave Komunale të Numërimit për Zgjedhjet Lokale 2025, ku do të numërohen votat e kandidatëve për Kuvende Komunale.

Dje në Republikën e Kosovës janë mbajtur zgjedhjet komunale.  Sipas të dhënave preliminare të pranuara të publikuara nga KQZ,  numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar është 791,123 votues, apo 39.07% nga gjithsej 2,025,105 votues me të drejtë vote.

Vjen reagimi i parë i Arian Tahirit pasi shkoi në balotazh me Faton Pecin në Mitrovicë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco