Gjashtë nga shtatë komunat e mëdha në balotazh, garë e ngushtë në Prishtinë e Mitrovicë

Gjashtë nga shtatë komunat e mëdha në balotazh, garë e ngushtë në Prishtinë e Mitrovicë

11:07, 13/10/2025

Nga shtatë komunat më të mëdha të vendit, gjashtë prej tyre do të shkojnë në balotazh, pasi asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur të sigurojë mbi 50% të votave të qytetarëve.

Komunat që do të votojnë sërish në raundin e dytë të zgjedhjeve janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Gjilani, Mitrovica e Gjakova, kurse balotazh nuk do të ketë në Ferizaj

Në balotazh në Prishtinë shkojnë Përparim Rama i LDK-së dhe Hajrulla Çeku i LVV-së. Nga numërimi i 98,88% të votave nga KQZ, Rama ka marrë 33,76% apo 34 mijë e 752 vota, kurse Çeku ka 33,05% apo 34 mijë e 022 vota.

Në Prizren në balotazh shkojnë Shaqir Totaj i PDK-së me Artan Abrashin e Vetëvendosjes. Nga numërimi i 94,92% të votave nga KQZ, Totaj ka marrë 41,99% apo 24,281 vota, kurse Abrashi ka 29,80% apo 17 mijë e 231 vota.

Në balotazh ka shkuar edhe komiuna e Pejës. Në këtë komunë do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve Gazmend Muhaxheri i LDK-së dhe Taulant Kelmendi i Vetëvendosjes.

Nga numërimi i 100% të votave nga KQZ, Muhaxheri ka marrë 46,11% apo 19 mijë e 035 vota, kurse Kelmendi ka 27,88% apo 11 mijë e 508 vota.

Balotazh do të ketë edhe në Mitrovicë në mes Arian Tahirit të PDK-së dhe Faton Pecit të Vetëvendosjes.

Image

Nga numërimi i 100% të votave nga KQZ, Tahiri ka marrë 47,89% apo 15 mijë e 368 vota, kurse Peci ka 47,80% apo 15 mijë e 340 vota, ku diferenca mes tyre ëhtë vetëm 28 vota.

Edhe Gjilani ka shkuar në balotazh, ku do të përballen Alban Hyseni i Vetëvendosjes me Arbër Ismajlin e LDK-së.

Nga numërimi i 100% të votave nga KQZ, Hyseni ka marrë 49,79% apo 21 mijë e 463 vota, kurse Ismajli ka 34,24% apo 14 mijë e 761 vota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco