Reagon Faton Peci: Të dua fort Mitrovicë

Reagon Faton Peci: Të dua fort Mitrovicë

23:21, 12/10/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të përditësojë rezultatet e zgjedhjeve të 12 tetorit.

Në Mitrovicën e Jugut “kokë më kokë”, po shkojnë Arian Tahiri i PDK-së, dhe Faton Peci i LVV-së.

Deri më tani janë numëruar 98,10% të votave.

Arian Tahiri ka fituar 15 mijë e 117 vota, kurse i dyti prin Faton Peci me 14 mijë e 979 vota.

E pas këtyre rezultateve vjen edhe reagimi i Pecit.

“Të dua fort Mitrovicë”, ka shkruar në reagimin e tij Peci. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco