Ramiz Lladrovci është paraqitur para gazetarëve në sheshin e Drenasit ku ka shpallur fitoren kundër kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari.
Ai ka thënë se fitoren ia dedikon krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Sipas rezultateve të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve kur janë numëruar 29 kuti nga gjithsej 73 kuti, Ramiz Lladrovci prinë me 52.96%, kurse i dyti renditet Petrit Hajdari i PDK-së me 37.79%.
E treta renditet Egzon Tërdevci e Vetëvendosjes me 3.86%.
© SYRI.net