Vetëvendosje shpall fitore në Podujevë pa balotazh

Vetëvendosje shpall fitore në Podujevë pa balotazh

20:31, 12/10/2025

 

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitore në Komunën e Podujevës që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Nga shtabi i kësaj partie në Podujevë, aktivisti Fatri Zhitia ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjete sociale.

“Kemi fituar pa balotazh. Urime të gjithëve! Podujevë të dua!”, ka shkruar Zhitia në Facebook.

Rezultatet zyrtare pritet të publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas përfundimit të procesit të numërimit.

Fitorja eventuale në raundin e parë do të përbënte një sukses të rëndësishëm për Vetëvendosjen në këtë komunë, ku tradicionalisht gara ka qenë e ngushtë mes partive kryesore.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco