Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet komunale.
Në komunën e Drenasit, aktualisht po zhvillohet garë e ashpër mes Ramiz Lladrovcit dhe Petrit Hajdarit.
Lladrovci deri tani radhitet i pari me 297 vota, ndërsa Petrit Hajdari me 210 vota.
Në vend të tret del të jetë Ajvaz Berisha nga Bashkimi Demokratik me 82 vota.
Deri tani në këtë komunë janë numëruar 2 nga 73 vendvotime sa janë gjithsej.
© SYRI.net