Kurti: Kanë mbetur më pak se dy orë, thirrni familjarët e miqtë që të dalin për të votuar

Kurti: Kanë mbetur më pak se dy orë, thirrni familjarët e miqtë që të dalin për të votuar

17:41, 12/10/2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar.

Përmes një video të publikuar në Facebook, Kurti ka thënë se kanë mbetur më pak se dy orë për të ushtruar të drejtën e votës.

“Qytetarë të Republikës, kanë mbetur më pak se dy orë nga e drejta jonë për të vendosur për të ardhmen e Komunave. Në çdo qytet në çdo fshat e lagje, thirrni familjarët, miqtë e të afërmit që të dalin sa më shumë për të votuar. Ta shfrytëzojmë këtë ditë të rëndësishme të demokracisë për t’i dhënë drejtim të mirë komunave dhe të ardhmes sonë të përbashkët. Nga Prizreni në Mitrovicë, nga Gjakova në Gjilan, nga Peja në Ferizaj e deri në kryeqytetin tonë Prishtinë, ashtu që të ndihet fuqia juaj në mbarë Republikën”, tha Kurti në videon e publikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco