Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të shtunë në Ksamil.
Pronari i një hoteli në Ksamil është dhunuar me sende të forta. Albert Pashaj është goditur në kokë.
Shkak i dhunimit të Pashaj ka qenë konflikti i vazhdueshem për pronësinë e një plazhi midis tij dhe biznesmenit Agim Taraj, informon gazetarja e Syri TV.
Pashaj është hera e dytë që dhunohet, pasi është goditur nga Taraj edhe në 6 qershor në afërsi të të njëjtit vend. Policia është në kërkim edhe të personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Ne perditesim..
© SYRI.net