Pas kritikave të shumta në rrjete sociale dhe media për shpenzimet e Kryeministrit Kurti gjatë qëndrimit të tij në Simpoziumin ku ai merr pjesë për të disatën herë me radhë, ka reaguar zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
Ai ka theksuar se është bërë shumë kalkulim për dy ditë me radhë, duke u llogaritur çdo natë e çdo drekë sikur të ishin në kurriz të buxhetit të shtetit. “Kaq po kushton nata, kaq dita, kaq po dëmtohet buxheti e kaq po shpenzon Kurti”, ka thënë Manxhuka me ironi.
Në reagimin e tij, Manxhuka thekson se vetë Simpoziumi mbulon të gjitha shpenzimet për mysafirët e ftuar, përfshirë edhe Kryeministrin Kurti. “E kemi thënë edhe herëve tjera – nuk është shteti që paguan”, u shpreh ai.
Ky reagim vjen si kundërpërgjigje ndaj akuzave për shpenzime të panevojshme dhe të pajustifikuara në kohën kur Kosova po përballet me sfida të shumta sociale dhe ekonomike. E mbi të gjitha mos konstituimi i Kuvendit.
© SYRI.net