Ekspertja mjeko-ligjore: Konstatimet tona bazohen nga deklaratat e viktimave, s’i kemi ekzaminuar

Ekspertja mjeko-ligjore: Konstatimet tona bazohen nga deklaratat e viktimave, s’i kemi ekzaminuar

19:43, 16/07/2025

Ekspertja mjeko-ligjore, Catherine Nicola Black, theksoi se raporti i tyre bazohet në deklaratat e viktimave dhe jo në ekzaminime të drejtpërdrejta.

Ajo shpjegoi se dokumentuan literaturën për të identifikuar simptoma psikologjike, por nuk mund të flasin për gjendjen shëndetësore të individëve.

Black theksoi se informacioni i përdorur nuk ishte përgatitur posaçërisht për këtë qëllim.

“Ajo që kemi bërë ne në këtë rast është se ne e dokumentuam literaturën edhe pamë nëse mund të gjenim simptoma psikologjike që ne i njohim nga literatura. Ne nuk i kemi ekzaminuar asnjë prej personave. Kjo është e vërtetë”, tha Black, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ajo shtoi se nuk mund të flas për këta persona nga pikëpamja shëndetësore.

“Unë nuk mund të flas për këta persona nga pikëpamja mjekësore apo shëndetësore e tyre, por mund të shtoj këtë: dokumentet që përdorëm ne për të marrë informacionin, nuk ishin dokumente të përgatitura posaçërisht për gjendjen e tyre shëndetësore. Intervistat nuk ishin për gjendjen e tyre shëndetësore, sidoqoftë kishte materiale në këto dokumente që përputheshin me literaturën që kemi gjetur ne në këtë pikë”, tha Black.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco