Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka sqaruar detaje lidhur me kontratën e lobimit, duke theksuar se kjo marrëveshje nuk është e lidhur drejtpërdrejt me PD-në, por mes një fondacioni dhe kompanisë.
Ai theksoi se Partia Demokratike pranon vetëm shërbimin dhe se çdo hap është i transparent dhe i njohur për publikun.
Sipas Berishës, kontrata është midis fondacionit dhe kompanisë, ndërkohë që ai nënvizoi se ky është një proces që është ende në zhvillim dhe se për çdo vendim të ardhshëm do të informohet opinioni publik.
Pjesë nga deklarata:
Tani, ajo nuk është mes PD-së dhe kompanisë. Ajo është midis fondacionit dhe kjo varet nga fondacioni.
Ne jemi transparent dhe njoftojmë çdo gjë. Vetë kompania është super transparente. Ka një website ku publikon çdo dokument.
Kontrata nuk është midis PD dhe kompanisë, është midis fondacionit dhe kompanisë.
Përsa kohë që nuk kemi marrë një vendim, do të ju qartësoj. Ky është një proces në vazhdim, por varet dhe nga fondacioni, edhe nga të tjera.
© SYRI.net