Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se në tri vazhdimet e fundit të seancës së Kuvendit janë bërë shkelje kushtetuese në kundërshtim me aktgjykimin e fundit të Kushtetueses.
Krasniqi tha se PDK-ja sot do të dorëzojë një rast të ri në Kushtetuese në lidhje më këtë shkelje, që kreu i PDK-së e quajti të qëllimshme nga ana e VV-së.
“Pasi kanë ndodhur tri shkelje në tri seanca me radhë, në kundërshtim me aktgjykimin e Kushtetueses, sot, gjatë ditës PDK do të dorëzojë në Kushtetuese një rast të ri, për të cilin shpresojmë se do ta trajtojmë me urgjencën e nevojshme, meqenëse tashmë i kemi vetëm 23 ditë në përmbyllje të afatit të Kushtetueses”, tha Krasniqi para mediave.
© SYRI.net