Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar edhe përpjekja e 41-të për konstituim, pavarësisht konsultave që u zhvilluan qe dy ditë me Presideten Vjosa Osmani dhe Aktgjykimit të Kushtetueses.
VV ka vazhduar me përpjekjen për votim të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Partitë tjera, si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë. Kur është hedhur në votim përbërja e komisionit, ata s’kanë marrë pjesë fare në proces.
Në sallë ishin 99 deputetë.
“54 deputetë për, kundër s’ka, abstenime s’ka. Ndërpritet për sot seanca. Shihemi më 05.07, në orën 11:00 sërish”, tha Dehari.
E propozuara e VV’së për këtë pozitë vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.
© SYRI.net