Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Kemi një Aktgjykim që duhet të respektohet, Presidentja të ushtrojë funksionin e vetë

Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Kemi një Aktgjykim që duhet të respektohet, Presidentja të ushtrojë funksionin e vetë

17:46, 02/07/2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar takimin me Presidenten Vjosa Osmani, sa i përket ngërçit.

Abdixhiku tha se se e mirëpresin përfshirjen e Osmanit, teksa shtoi se shpreson që ajo të ushtrojë funksionin e saj sa i përket respektimit të Aktgjykimit të Kushtetueses.

“Besoj që Presidentja do të jetë e qartë në deklarimin e vetë. Në cështjet politike presidentja s’mund të ketë rol. Për çështje procedural dhe kushtetuese ka një aktgjykim që duhet të respektohet dhe Presidentja natyrisht besoj dhe uroj të ushtroj funksionin e vetë në këtë pikë”, deklaroi Abdixhiku.

Ai tha se të 20’të votat e LDK’së janë kundër çdo kandidati të VV’së për Kryetar Kuvendi, por përmendi partitë e tjera të cilat kanë deklaruar se do të votonin kandidatë tjerë përveç Haxhiut.

“Kompromisi është i mundshëm. Zgjedh e merr”, ka deklaruar Abixhiku.

I pyetur nëse do të ketë takime tjera të thirrura nga Osmani, Abdixhiku tha se s’kanë diskutuar për këtë pjesë.

Ai ftoi për konsensus e unitet.

“Ne kemi një Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që është shumë i qartë sa i përket mënyrës së votimit, por mbi të gjitha është i qartë sa i përket thelbit të problemit.Praktikat parlamentare janë shumë të qarta. Votimi është i hapiur. LDK ka qëndrim parimor dhe me plot vullnet e plot bindje dëshiron të votojë kundër kandidatëve të Vetëvendosjes. Le të presim takime të tjera. Ftojmë për konsensus e unitet.  Le të ofrojnë një zgjidhje, le të krijojnë institucionet”, tha Abdixhiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco