Vetaksident i rëndë në Pejë, një person vdes e lëndohen dy të tjerë

Vetaksident i rëndë në Pejë, një person vdes e lëndohen dy të tjerë

08:36, 02/07/2025

Një vetaksident me pasoja fatale ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fshatin Treboviq të Pejës. 

Nga aksidenti janë lënduar tre persona, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Viktima është konfirmuar i vdekur nga mjekët dhe trupi i tij është dërguar për obduksion në IML. Dy të lënduarit e tjerë janë transferuar nga spitali rajonal në QKUK, kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, aksidenti dyshohet se ndodhi për shkak të humbjes së kontrollit të veturës që përfundoi duke goditur një shtyllë betoni.

“Fillimisht tre persona janë lënduar si pasojë e këtij vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 00:02, në fshatin Treboviq, e më pas njëri prej tyre nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve dhe ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur pasi vetura ka humbur kontrollin dhe e ka goditur një shtyllë betoni”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco