Rama në Shkup/ Hajdari: Nuk erdhi për shqiptarët, por për Bujar Osmanin dhe aktivistët e BDI

20:56, 01/07/2025

Analisti, Fejzi Hajdari, në një intervistë në SYRI TV me moderatorë, Armela Ferko theksoi se kryeministri Edi Rama nuk erdhi në Shkup për shqiptarët por sipas tij bëri fushatë politike për BDI. 

Hajdari shtoi se Rama po i përçan shqiptarët në Shkup, dhe sipas tij, ai po takohet me njerëz të cilët janë të dënuar për korrupsion në Maqedoninë e Veriut

Një gjë e mirë dhe e prekshme është ajo që po ndodh mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. I qartë ishte dhe sot kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kur përmendi se janë hapur kalimet pra është dhe ai sistemi me një sportel të përbashkët të të dyja vendeve, ajo është një gjë shumë e mirë. Duke pasur parasysh se sa qarkullim ka gjatë fundjavave. Kolonat e veturave janë të stërzgjatura dhe aplikimi i një mase të tillë ka bërë lëvizjen shumë më të lehtë. Do të përpiqen të jem pak më realist, por si të them realist kur realiteti këtu është i hidhur. Rama dhe Kurti, jo njësoj, por po i përçajnë shqiptarët këtu. Rama kësaj radhe u takua me aktivistët politikë dhe njerëz përfaqësues të Ali Ahmetit, disa prej të cilëve janë të dënuar për lloj korrupsioni dhe përpilojnë në Shkup që është atraksioni më i madh dhe shenja dalluese e Shkupit. Me disa aktivistë që ata nuk ishin përfaqësues të lartë të shtetit. Rama tingëlloi edhe nga ana e kolegëve të mi analistë, që bëri më shumë aktivitet politik për BDI dhe jo aq shumë për shqiptarët. Një koleg imi e pyeti keni ardhur në Shkup për Bujar Osmanin apo për Shqiptarët. Dhe ai ju kthye me sarkazëm dhe ironi siç e ka dhe stilin e tij.” tha Hajdari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco