Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga në pikën kufitare Merdarë është rihapur për qarkullim, pas përfundimit të bllokadës së përkohshme nga qytetarët ne teritorin e Serbisë.
Në njoftim thuhet se qarkullimi tashmë është i lejuar në të dy drejtimet.
“…luten të gjithë pjesëmarrësit në trafik të qarkullojnë me kujdes të shtuar, për shkak të sigurisë dhe mundësisë së vonesave të lehta”, thuhet në njoftim.
Pak më herët u apelua që të shfrytëzohen pikëkalimet tjera kufitare.
© SYRI.net