Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër

Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër

17:19, 01/07/2025

Ashtu siç ishte paralajmëruar, kanë nisur punimet fillimisht për urën për kalim të veturave mbi lumin Ibër, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

ZKM gjatë ditës njoftoi se në ora 17:00 do të bëhet vendosja e gurthemelit të kësaj ure.

Pas gjysmë orë do të bëhet ajo për kalim të këmbësorëve. Pjesëmarrës këtu do të jetë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Lidhur me ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër, zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se këto projekte do të kryhen për 90 ditë.

Ai tha se KFOR-i është në dijeni për këtë, por thjesht kanë kërkuar informacione rreth asaj se çka po ndodh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco