VV do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për mospjesëmarrjen në votim të partive tjera

VV do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për mospjesëmarrjen në votim të partive tjera

12:03, 01/07/2025

Deputetja e listës së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se do t’i drejtohen sërish Gjykatës Kushtetuese për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve opozitarë në votime.

Ajo tha se interpretimi aktual i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ka komplikuar më shumë situatën në vend që ta sqarojë, ndërsa theksoi se votimi në seancë është obligim.

“Nuk e kemi leximin e njejtë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues, është e qartë që jo që ka sqaruar, por ka komplikuar rethanat një interpretim i tillë, ndërsa synimi i tretë është e mëse e domosdoshme edhe një adresim i gjykatës në situatën aktuale tashmë në mospjesëmarrjen në votim nga partitë opozitare. Votimi në seancë është obligim. Ne po e përgatisim që t’i drejtohemi gjykatës për mosvotimin e deputetëve opozitare për mos pjesëmarrje në votim”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco