Abdixhiku: S’kam marrë ende ftesë për takim nga Presidentja, ajo bën mirë të ketë një qëndrim mbi këtë çështje

Abdixhiku: S’kam marrë ende ftesë për takim nga Presidentja, ajo bën mirë të ketë një qëndrim mbi këtë çështje

12:02, 01/07/2025

Pas dështimit të seancës konstituive, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është pyetur edhe për ftesën e Presidentes Vjosa Osmani për takim me partitë politike.

Abdixhiku tha se një ftesë të tillë ende se ka pranuar.

Sipas tij, Osmani do të ishte mirë t’i mblidhte partitë politike dhe të kishte qëndrim mbi situatën.

“Ende s’kam marrë ftesë, shkoj kurdo që marrim ftesë. Bën mirë që na mbledh presidentja dhe bën mirë të ketë qëndrim mbi këtë çështje”, ka thënë Abdixhiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco