Hidhet gurthemeli i stacionit të ri të Policisë në Zubin Potok, Sveçla: Burim i sigurisë e adresë e raportimit

Hidhet gurthemeli i stacionit të ri të Policisë në Zubin Potok, Sveçla: Burim i sigurisë e adresë e raportimit

10:52, 01/07/2025

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi sot hedhjen e gurthemelit për ndërtimin e stacionit të ri të Policisë së Kosovës në Zubin Potok.

Ai tha se ky stacion modern do të sigurojë infrastrukturën e nevojshme për pjesëtarët e Policisë dhe do të shërbejë si burim sigurie dhe adresë raportimi për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Sveçla shtoi se mbeten të përkushtuar në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, qetësisë publike, si dhe të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

“Sot, hodhëm gurthemelin e stacionit të ri të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Ky stacion modern do të jetë infrastrukturë e nevojshme për pjesëtarët e Policisë sonë dhe burim i sigurisë e adresë e raportimit për të gjithë qytetarët pa dallim. Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë. Mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, qetësisë publike e, pa dyshim, edhe sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco