Samiti për Planin e Rritjes mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti e Vuçiq përballen nesër në Shkup

Samiti për Planin e Rritjes mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti e Vuçiq përballen nesër në Shkup

11:37, 30/06/2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jenë ndër folësit kryesorë në samitin dyditor që nis më 30 qershor në Shkup. Ngjarja bën bashkë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian për të diskutuar zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin.

Ky takim i nivelit të lartë synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik, të nxisë reformat dhe të përshpejtojë integrimin e vendeve të rajonit drejt Tregut të Përbashkët Rajonal, në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare.

Pjesa kryesore e samitit zhvillohet më 1 korrik në hotelin “Hilton Double Tree”, ku do të analizohen progresi dhe sfidat e Planit të Rritjes, si dhe do të shqyrtohen propozime për iniciativa të reja që synojnë fuqizimin ekonomik të rajonit përmes bashkëpunimit rajonal. Programi përfshin dy panele diskutimi dhe do të përmbyllet me një drekë zyrtare dhe një konferencë për shtyp.

Takimi i Liderëve mbi Planin e Rritjes – Agjenda:

30 Qershor 2025

Ora 19:30 – Darka e Liderëve e organizuar nga Kryeministri Hristijan Mickoski

Vendi: “Ëinery Kamnik”, Shkup

Të ftuar: Liderët e rajonit, Komisioneri për Zgjerim dhe Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore

Formati: 1+0

Ora 19:30 – Darka për Ministrat e Çështjeve Evropiane dhe partnerët zbatues

Vendi: Po ashtu “Ëinery Kamnik”

Të ftuar:

Ministrat për Çështje Evropiane (1+1)

Komisioni Evropian – Drejtori për Ballkanin Perëndimor (1+1)

Shërbimi i Jashtëm Evropian – Kreu për Evropën Juglindore (1+1)

Drejtorët e organizatave rajonale dhe partnerëve zbatues (1+0)

Ambasadorët (të BE-së, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar)

Për delegacionet e tjera, darka do të shërbehet në “Hilton Double Tree Hotel”, Shkup

1 Korrik 2025

Ora 09:30 – 14:00, Vendi: Hilton Double Tree Hotel, Shkup

Pjesëmarrës: Liderët e Ballkanit Perëndimor, Ministrat për Çështje Evropiane, Komisioni Evropian, Shërbimi i Jashtëm Evropian, organizatat rajonale dhe bankat zbatuese (EIB, BERZH, BB, etj.)

09:30 – 10:00

Mirëseardhje dhe deklarata për media

10:00 – 10:20

Fjalët hyrëse:

Kryeministri Hristijan Mickoski

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos

10:20 – 12:00 | Paneli I: “Plani i Rritjes – Vlerësimi, puna e ardhshme dhe komunikimi”

Moderator: Kryeministri Mickoski

Temat:

Rishikimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat

Diskutim për iniciativat e reja në kuadër të Shtyllës 1 (turizmi, mbrojtja e konsumatorit, autostrada e tregut të përbashkët)

Folësit:

Liderët e Ballkanit Perëndimor (Rama, Kurti, Vuciq, Spajic, Krishto – në rend alfabetik) Komisionerja Kos

12:00 – 12:15

Foto familjare – Liderët dhe Komisionerja Marta Kos

12:15 – 12:45

Konferencë për media – Kryeministri Mickoski & Komisionerja Kos

(12:15 – 14:00 rezervuar për takime bilaterale)

12:45 – 14:00 | Paneli II: “Zgjerimi i Shtyllave të Planit të Rritjes”

Moderator: Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani

Temat:

Zbatimi i agjendave të reformave

Tregu i përbashkët rajonal

Folësit:

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim Gert Jan Koopman

Përfaqësues të Shërbimit të Jashtëm Evropian

Ministrat për Çështje Evropiane të Ballkanit Perëndimor

Drejtues të CEFTA, Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, BERZH, BB, etj.

14:00 – Foto familjare për Ministrat dhe partnerët zbatues

14:10 – Drekë dhe nisje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco