Maqedonasi iu ofroi ryshfet 5 euro zyrtarëve policorë, arresohet nga Policia e Kosovës

Maqedonasi iu ofroi ryshfet 5 euro zyrtarëve policorë, arresohet nga Policia e Kosovës

10:29, 29/06/2025

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, shofer i një autobusi, ditën e djeshme është arrestuar në Vërmicë, pasi i njëjti i kishte ofruar ryshfet 5 euro zyrtarëve policor.

I njëjti, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

DHËNIE E RYSHFETIT

SPK Vërmicë 28.06.2025 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, për shkak se i njëjti si shofer i një autobusi gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë e kishte ofruar së bashku me dokumente një kartëmonedhë prej 5 euro. Me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco