Ish- këshilltari i Trump për non gratën e Berishës: Duhet të rishihet sa më shpejt, ishte jo e drejtë

Ish- këshilltari i Trump për non gratën e Berishës: Duhet të rishihet sa më shpejt, ishte jo e drejtë

21:38, 28/06/2025

John Bolton, ish-këshilltari i Trump për sigurinë e konsideroi të nxituar vendimin për shpalljen non grata të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në intervistën ekskluzive në “Off the Record” më Andrea Dangllin, ai tha se ky vendim është i ndikuar politikisht dhe duhet të rishihet.

“Këto vendime kanë qenë subjekte të ndikimeve politike. Unë mendoj që duhet rishikuar nuk e di deri në cmasë duhet të shkojë por dhe mendoj se nuk ishte i duhur dhe duhet të rishihet”

Sipas tij duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë vendim.

“Mendoj që është pak nga të dyja shpresoj të kthehesha mbrapa dhe ta ribëja kjo është e pamundur por  por shpresoj që të gjemë zgjidhje të shpejtë dhe të kemi një sjellje normale”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco