E ndarë nga jeta, jo nga zemra, historia tronditëse e aksidentit në Skenderaj

E ndarë nga jeta, jo nga zemra, historia tronditëse e aksidentit në Skenderaj

20:11, 28/06/2025

Një histori dashurie që thyen shpirtin dhe trazon çdo zemër vjen nga Skenderaj – aty ku dhimbja e humbjes është kthyer në një lutje të heshtur pranë një varri.

Leutrim Azemi, 27 vjeçari që mbijetoi nga një aksident tragjik më 1 qershor në fshatin Polluzhë, Komuna e Skenderajt, ka ndarë me mijëra ndjekës një moment të thellë emocional gjatë vizitës së tij te varri i të dashurës, Blerta Rexha, 24 vjeçare, e cila humbi jetën pas plagëve të rënda në të njëjtin aksident.

Ngjarja ndodhi kur Audi A4 që po drejtonte Leutrimi doli nga rruga në rrethana që ende po hetohen. Blerta u dërgua me urgjencë në QKUK, por nuk mundi t’iu bënte ballë plagëve të marra. Leutrimi, edhe pse i lënduar rëndë, mbeti jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në QKUK.

Në një postim prekës, Leutrimi publikoi foto dhe video nga momentet e tyre më të lumtura, shoqëruar me një fjalë që pasqyron dhimbjen dhe shpresën:

“Me padurim e pres momentin kur Allahu një ditë të më dërgojë tek ti.”

Kjo thirrje e thjeshtë, por e ndjerë thellë, ka prekur mijëra njerëz, duke i kujtuar se dashuria e vërtetë nuk mbaron me vdekjen – ajo mbetet e gjallë në kujtime, lutje dhe shpresën për t’u ribashkuar pas ndarjes me jetë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco