Në gjurmët e Rugovës... Adnan Merovci: Po bëj një libër të ri për takimet e ish-presidentit me liderët global

17:04, 28/06/2025

Adnan Merovci, shkrimtar dhe njohës i afërt i zhvillimeve politike para dhe pas çlirimit të Kosovës, është përfshirë së fundmi në një ngjarje të veçantë kulturore në Hungari.

I ftuar në një intervistë në edicionin e lajmeve të pasdites në SYRI TV, Merovci tregoi se së praninë e Presidentes Vjosa Osmani, u përurua një kënd i posaçëm në bibliotekën kombëtare, dedikuar presidentit historik Ibrahim Rugova. Në këtë hapësirë u vendosën dhjetë libra me autorësinë e tij, tetë prej tyre në gjuhën shqipe dhe dy të përkthyer në anglisht.

Kjo përvojë e veçantë e shtyu presidenten Vjosa Osmani të shfaqë interes për rolin diplomatik të Rugovës dhe mënyrën se si ai arriti të jetë i mirëpritur në skenën ndërkombëtare, në një kohë kur Kosova po përballej me sfida të mëdha.

Adnan Merovci: Në fakt, ky ishte rasti që presidentja jonë, zonja Vjosa Osmani inauguroi një pjesë të bibliotekës së madhe në Hungari dhe u inaugurua një kënd me emrin e Ibrahim Rugovës. Titujt e librave kanë të bëjnë me të dhe aty, zunë vend librat e mi. Janë 10 në total, 8 janë origjinal në gjuhën shqipe dhe dy nga ato janë të përkthyer në anglisht. Ndihem mirë që librat e mi janë aty dhe më mirë që unë jam autori. Jam i privilegjuar me këtë fakt.

Presidentja, në kohën kur kemi vepruar ne, para çlirimit të Kosovës, ka qenë më e vogël se adoleshente dhe nuk e mban mend mirë idenë e Rugovës dhe arritjet e tij në takimet me pushtetar. Në bisedë, më së tepërmi ajo u fokusua dhe i interesonte të dinte se si ka mundur ky njeri të shndërrohej në një njeri aq të mirëpritur dhe mikpritur në të gjithë botën nga liderët e mëdhenj duke marrë parasysh aktualitetin që për t’u takuar sot me një lider është punë e madhe.

Unë i shpjegova disa situata dhe disa momente pastaj ajo e dha një ide që të bëhej një libër pas si më analitik. Përshkrues, faktues por dhe analitik rreth arritjeve të Rugovës. Pra, si arriti ky njeri që të depërtojë dhe të jetë i mirëpritur nga liderët botërorë. Në fakt, unë jam duke e përfunduar librin me takimet me Rugovën, ku do ti përshkruajë të gjitha.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco