Ora kalon, takimi s’përfundon – Çfarë po diskutohet mes Kurtit dhe liderëve?

Ora kalon, takimi s’përfundon – Çfarë po diskutohet mes Kurtit dhe liderëve?

17:44, 28/06/2025

Liderët e partive janë ende në takimin e thirrur nga Albin Kurti kur janë bërë më shumë se një orë nga nisja e këtij takimi.

Temë e këtij takimi është zhbllokim i situatës politike, përkatësisht konstituimi i kuvendit. Takimi është thirrur pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që tha se kuvendi duhet konstituuar brenda 30 ditëve.

Në takim po marrin pjesë kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi bashkë me deputeten Vlora Çitaku, ndërsa nga LDK-ja, të pranishëm janë i pari i partisë, Lumir Abdixhiku dhe shefja e grupit parlamentar, Hykmete Bajrami.

AAK-ja po përfaqësohet nga deputetja Time Kadrijaj dhe mungon lideri Ramush Haradinaj.

Po ashtu, pjesë e takimit janë edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Llila, ai i GUXO, Faton Peci dhe po ashtu edhe përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco