‘Serbia gjen dhe krijon pretekste me synim për minim e dialogut’/ Zaimi: Kosova është faktor stabiliteti në rajon
20:46, 27/06/2025Anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, në një intervistë në SYRI TV me moderatore Armela Ferko tha se Serbia gjen dhe krijon pretekste vetëm që të pengojë dialogun me Kosovën.
Ai shtoi se Kosova është një faktor stabiliteti në rajon dhe ka marrë mirënjohje nga SHBA.
“Situata është kjo. Që Serbia për një kohw të gjatë ka pasur një qasje penguese ndaj dialogut me Kosovën. Ka një qasje ku gjen pretekste por dhe krijon pretekste për të ndaluar këtë dialog. Së fundmi ne kemi pasur edhe arrestimin e një polici të Kosovës i cili mbahej me akuza të kota, në Serbi dhe të pa verifikuara.
Ndërkohë kemi pasur dhe sulme që janë të mbështetura logjistikisht nga Serbia por dhe me armatim siç ka qenë në Banjskë në Veri të Kosovës, por edhe mbi infrastrukturën e ujësjellësit të Kosovës. Për disa muaj ne kemi një seri protestash që po ndodhin në Serbi kundër regjimit autokratik të Vuçiçit. Ndërsa në ditët e fundit ne kemi pasur një ngjarje që është ende herët për ta interpretuar. Vuçiçi ka pretenduar se i është realizuara një grusht shteti dhe ka arrestuar organizatorë të këtij grushti shteti që nuk ndodhi në fakt.
Ka disa lojëra që Vuçiçi po përpiqet të thotë që armiqësia po më sulmon dhe po përpiqet të më rrëzojë nga pushteti, dhe kështu shtyp opozitën e vetë. Mirëpo angazhimi i Kosovës me SHBA, ka qenë një angazhim vazhdimisht pozitiv, ka qenë një angazhim i cili ka marrë dhe mirënjohje. Dhe Kosova është një faktor stabiliteti për rajonin.” tha Zaimi.