Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 17:30 në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Policia e Kosovës ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti,” ka deklaruar për media zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet që çuan në këtë incident, ndërsa Policia po vazhdon punën për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e rastit
© SYRI.net