Edi Rama dha një intervistë për gazetën britanike ‘Guardian’ duke shfaqur hapur hipokrizinë e tij kur bie fjala tek çështja e emigrantëve.
Ai tha se Britania e Madhe po synon të ‘hedhë’ emigrantët në një vend të tretë.
Por është vetë Edi Rama që e ka kthyer Shqipërinë në një ‘kosh emigrantësh’, në këtë rast për refugjatët e refuzuar nga Italia.
Megjithatë Rama tha se Shqipëria i detyrohet Italisë.
“Praktikisht jemi një shtet i vetëm i përbërë nga dy shtete të pavarura... Italia ka qenë pranë nesh në çdo moment të errët dhe situatë të vështirë që nga dita kur dolëm nga ferri i të qenit Koreja e Veriut e Europës,” shtoi ai. “Kemi një pikë të dobët për Italinë, ndaj kur Italia na kërkon diçka, themi po, pikë.”
Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar jo vetëm habi, por edhe zemërim, sidomos në Kosovë.
Përpos reagimeve të shumta online të mijëra qytetarëve, gazeta e njohur Koha Ditore bëri një postim të shkurtër me ironi.
“Rama: Praktikisht jemi një shtet i përbërë nga dy shtete të pavarura...
*Nuk është fjala për Kosovën”, shkruan gazeta.
Kujtojmë se Edi Rama e ka sabotuar vazhdimisht Kosovën që kur erdhi në pushtet, duke nisur që me Ballkanin e Hapur e duke mos u ndalur edhe tek vendosja e sanksioneve ndaj Prishtinës.

© SYRI.net