Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në një intervistë në Syri Tv me moderatore Armela Ferko, theksoi se Kosova ka nevojë për krijimin e qeverisë, pasi sipas tij duhet të jetë palë përfaqësuese në negociatat me Serbinë, duke iu referuar dhe kërkesës të fundit të presidentit Trump për negociata me Serbinë.
Ai tha se interesat e amerikanëve në Ballkan janë në favor të Kosovës.
“Mjaft është mjaft, dhe nuk mund të vijohet pafundësisht me interesa thjesht për politikën e brendshme. Kosova ka nevojë për një qeveri e cila është një palë përfaqësuese për negociata.
.........
“Kosova ka nevojë për një konsensus politik, sepse ndodhet përpara sfidave shumë të rëndësishme. Interesi amerikan shkon në favor të interesit të Kosovës. Kjo nuk mjafton, kërkohet seriozitet dhe një nivel përfaqësimi qeveritar i qëndrueshëm.
Aq më tepër për çështje të tilla madhore që kërkon aq më tepër mbështetjen e forcave politike, dhe unë mendoj se kjo do të reflektohet.” tha Panariti.
Panariti komentoi dhe vendimin e Gjykatws Kushtetuese tw Kosovës e cila vendosi se deputetët janë të obliguar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.
“Gjykata Kushtetuese vendosi që t’i japë fund këtij baleti, i cili vazhdon në mënyrë absurde prej një kohe shumë të gjatë që nga mbarimi i zgjedhjeve. Dhe duhet që Kosova të ketë qeverinë e saj që të jetë përfaqësuese në negociata, me partnerët e saj me SHBA dhe me BE.
Qartazi ju besoj se e keni ndjekur që Vuçiçi nuk është i interesuar për dialogun Kosovë-Serbi. Ai e ka minuar dhe sabotuar në çfarëdolloj mënyre, me çfarë do lloj mjeti dhe ai beson që këtë çështje ta zgjidhë në tryeza të tjera.
"Fillimisht besoj se ju kujtohet dhe kjo ka qenë gjithmonë në sfidën e BE, ka tentuar që të anashkalojë autoritetet e Kosovës dhe të krijonte linja të tjera paralele. Fillimihst kërkoi ta bënte me Tiranën, dhe për mendimin tim ishte një gabim që diplomacia shqiptare ra në këtë kurth.
Absolutisht nuk mund të ketë kontakte të drejtpërdrejta midis Shqipërisë dhe Serbisë për një vend tjetër i cili është sovran." tha ai.
Panariti shtoi se Trump po rigre rolin e NATO-s
“SHBA do të tentojë edhe njëherë ta ringrejë rolin e NATO-s përballë një skepticizmi të treguar nga presidenti Trump, për shkak të financimin e ulët të vendeve anëtare. Fatkeqësisht shumica e vendeve anëtare nuk e plotësonin 2%. Tashmë është ngritur shumë lart ka vajtur 5% dhe ka deklaruar nga të gjithë se të gjitha shtete anëtare ta plotësojnë këtë” shtoi ai.
© SYRI.net