Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dhënë disa rekomandime për sigurinë e ushqimit gjatë ditëve me temperatura të larta.
Përmes një postimi të bërë, IKSHPK ka dhënë pesë rekomandime për ushqim të sigurt, udhëzime këto të OBSH-së.
Postimi i plotë:
Siguria e ushqimit gjatë temperaturave të larta [🌡️] [🥗]
[ℹ️] Në ditët me temperatura të larta, është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë e ushqimit që e konsumojmë. Përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit, mund të parandalojmë rritjen e baktereve; ruajmë freskinë e ushqimit; shmangim helmimet përmes ushqimit; i ruajmë vlerat ushqyese të tij dhe mundësojmë të zgjatet afati i përdorimit të ushqimit.
[ℹ️] Kujdesi për sigurinë e ushqimit gjatë verës nuk është vetëm një zakon i mirë, por një nevojë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.
[➡️] Për më shumë informacion, ndiqni këshillat: 5 çelësat për ushqim të sigurt, një udhëzues ky i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sigurinë e ushqimit, që për qëllim ka parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimet e kontaminuara.
© SYRI.net