Merovci bisedë me Osmanin: Jam duke shkruar librin e takimeve të Rugovës gjatë 10 viteve para çlirimit…

Merovci bisedë me Osmanin: Jam duke shkruar librin e takimeve të Rugovës gjatë 10 viteve para çlirimit…

11:31, 26/06/2025

Autori i shumë librave që tregojnë të vërtetat e Ibrahim Rugovës për angazhimin e tij në çështjen kombëtare dhe në krijimin e shtetit të Kosovës, Adnan Merovci ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

“Presidentja, shkruan Merovci  në një shënim në facebook, ishte e interesuar për mënyrë se si kishte arritur Presidenti RUGOVA në dekadën para çlirimit të Kosovës të takoj dhe të lidhi ura miqësie me pothuaj të gjithë liderët botëror.

Merovci ka bërë të ditur se është “duke e përfunduar librin me të gjitha takimet e Presidentit RUGOVA gjatë kësaj dekade!”

Postimi:

Dje, i mik dhe mirë pritur nga Presidentja znj. Vjosa Osmani! Shkas ishin 10 librat e mi të ekspozuar ditë më parë në inaugurimin e një pjese të biblotekës "Ervin SZABÓ" në Budapest me emrin e Dijetarit Dr. Ibrahim RUGOVA! Krenar me të qenurit autor i librave në këtë biblotekë prestigjioze!

Në mes tjerash me Presidenten biseduam edhe për miqësinë e Kosovës me vendet e botës në veçanti me ShBA-në në dekadën para lufte!

Presidentja ishte e interesuar për mënyrë se si kishte arritur Presidenti RUGOVA në dekadën para çlirimit të Kosovës të takoj dhe të lidhi ura miqësie me pothuaj të gjithë liderët botëror. Presidentja kishte një sygjerim që së bashku me Ambasadorin Avni Spahiu ta shkruajmë një libër në këtë temë! Unë e njoftova se veç jam duke e përfunduar librin me të gjitha takimet e Presidentit RUGOVA gjatë kësaj dekade!

Me këtë rast Presidentes ia dhurova kompletin me 10 librat e mi!

Faleminderit Presidente për shtet forcimin e Kosovës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco