Më 28 qershor, në kryeqytetin e Kosovës do të mbahet një forum shkencor me temën:
“Vidovdani ndërmjet mitologjisë dhe gjeopolitikës: Roli në projektin kombëtar serb”, i organizuar nga Instituti për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”.
Ky forum vjen në një datë simbolike për Serbinë – Vidovdanin – për të vënë në pikëpyetje dhe analizuar në mënyrë kritike përdorimin historik dhe aktual të këtij miti në funksion të projekteve nacionaliste dhe gjeopolitike serbe, veçanërisht në raport me Kosovën dhe rajonin.
🔹 Data: E shtunë, 28 qershor 2025
🔹 Ora: 10:00
🔹 Vendi: Prishtinë
Në panel do të marrin pjesë studiues dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë:
Dr. Stephan Keck – Historian, Dekan në Kolegjin Universum
Dr. Zymer Neziri – Albanolog, Instituti i Albanologjisë
Dr. Bejtush Gashi – Ekspert i sigurisë, ish-Ministër i Brendshëm
Dr. Ibrahim Gashi – Profesor në Universitetin e Prishtinës, ish-Rektor
Dr. Christian Costamagna – Studiues, Universiteti i Rijes (CAS SEE)
Dr. Enver Bytyqi – Profesor i shkencave politike
Dr. Durim Abdullahu – Historian, Universiteti i Prishtinës
Ridvan Emini, PhD cand. – Filozof dhe gazetar
🔸 Moderator: Dr. Gurakuç Kuçi – Hulumtues i lartë në Institutin OCTOPUS dhe organizator i forumit
Forumi pritet të tërheqë vëmendjen edhe të përfaqësuesve diplomatikë, intelektualëve dhe studiuesve nga fusha të ndryshme. Diskutimet do të fokusohen në mënyrën se si mitet historike janë shfrytëzuar për të justifikuar dhunën, shtypjen dhe politikat ekspansioniste serbe, duke ofruar një kundër-narrativë të argumentuar shkencërisht.
📺 Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetet sociale të institutit “OCTOPUS”.
📩 Për më shumë informacion apo pjesëmarrje:
info@octopusinstitute.org | gurakuq.kuqi@octopusinstitute.org
© SYRI.net