Vazhdon ngërçi, dështon edhe përpjekja e 37-të për konstituimin e Kuvendit

Vazhdon ngërçi, dështon edhe përpjekja e 37-të për konstituimin e Kuvendit

11:46, 25/06/2025

Ka dështuar sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, për herë të 37-të me radhë.  Seanca zgjati vetëm 1 minutë e 55 sekonda. Edhe kësaj radhe Komisioni për Votimin e fshehtë nuk kaloi.

Nga deputetët e pranishëm në sallë, vetëm 52 prej tyre votuan për.

Kundër dhe abstenim s’kishte.

PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe  as sot, s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë.

Seanca e radhës do të jetë pas 48 orësh, të premten në ora 11:00.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco