Dështimi i seancës, Çitaku: Kosova është më e madhe se egoja e Kurtit

Dështimi i seancës, Çitaku: Kosova është më e madhe se egoja e Kurtit

11:45, 25/06/2025

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas dështimit të seancës konstituive ka thënë se kjo situatë bllokuese është e papranueshme.

E krejt kjo sipas Çitakut po ndodh për shkak të kryeneçësisë së VV-së dhe Albin Kurtit.

Ajo madje i bëri thirrje Kurtit për reflektim, pasi siç tha ajo Kosova është më e madhe se ego e tij.

“Kjo gjendje, kjo situatë është tërësisht e papranueshme. Në këtë pikë të bllokadës jemi si rezultatat i kryeneçësisë së VV-së dhe Kurtit. Madje dëgjojmë deklarime qesharake, se gjoja i kanë numrat për qeveri, e s’i paskan numrat për Kryeparlamanetar. Kjo situatë nuk do koment. Është papërgjegjësi. I bëjmë thirrje kryetarit të VV-së që të reflektojë. Kosova është shumë më e madhe se egoja e tij”, tha Çitaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco