Sot do të dëshmonte për vrasjen e Martin Canit - Mario Përlleshaj nuk paraqitet në gjyq, shtyhet seanca

Sot do të dëshmonte për vrasjen e Martin Canit - Mario Përlleshaj nuk paraqitet në gjyq, shtyhet seanca

11:32, 25/06/2025

Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën gjyqësore për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Canit.

Këtë të mërkurë ishte planifikuar të mbahej procesi ndaj të miturit, Mario Perlleshaj, pasi do të pyetej dhe do të fliste për ngjarjen tragjike. Por 14-vjeçari nën akuzë për vrasjen e Martinit nuk ishte paraqitur.

Seanca u shty për në datën 3 korrik për të njoftuar sërish të akuzuarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco