E ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYri tv ka qenë mjekja dermatologe Elena Çano.
Në bisedë me moderatorin e emisionit Flavio Qarri ajo ka dhënë alarmin e shtimit të sëmundjeve të lëkurës dhe ka dhënë edhe shpjegime se nga vijnë këto probleme.
Elena Çano: Në fakt periudha e verës është gjithmonë një periudhë ku lëkura është një nga organet më të prekura sepse duke qenë se është edhe shumë më e ekspozuar në diell, kuptohet se edhe problematikat mund të jenë më të shpeshta. Problemet e lëkurës në periudhën e verës janë ato që lidhen më ngushtësisht me ekspozimin ndaj diellit. Të kuptohemi djegiet nga dielli janë shkaqet me kryesore që paraqesin pacientët tanë që vijnë në klinikë, por shumë të shpeshta janë edhe rastet e infeksioneve të lëkurës që mund të ndodhin si rezultat i pickimeve nga insektet, si rezultat i djegieve nga kandili. Ka shumë problematika që i sjellin pacientët në këtë periudhë të vitit, në periudhën e plazhit, në periudhën e verës tek mjeku dermatolog.
Flavio Qarri: Ndërkohë një shqetësim lidhet edhe me semundje me natyrë tumorale që do të thotë që kemi të bëjmë më kontaminime mjedisore, se ato janë përgjithësisht shkaqet. Sa pis është Shqipëria që janë shtuar këto lloj simptomash?
Elena Çano: më shumë do të thosha se këtu ndikon dielli. Prandaj është kjo periudhë dhe ky sezon i vitit që njerëzit janë shumë më të ekspozuar dhe shumë më të fokusuar ndaj lëkurës bën edhe problematike të ndryshme. Dhe kryesisht ato të kancerit të lëkurës. Kjo është një problematikë që ndër shkaqet kryesore që është ekspozimi ndaj diellit. Prandaj ne shpesh, lajmërojmë dhe paralajmërojmë që ekspozimi ndaj diellit të jete me fashë orare të caktuar.
Flavio Qarri: Si ka mundësi që dielli qenka i rrezikshëm sidomos pas viteve 70 e këtej.
Elena Çano: Këtu ka dy faktorë. Është rritur jetëgjatësia dhe njerëzit kanë dëshirë të jetojnë më gjatë dhe ka bërë që njerëzit të diagnostifikohen me herët e kjo rrit jetëgjatësinë ndaj pacientit. Çka do të thotë që dikur shumë problem e patologji të lëkurës nuk diagnostifikoheshin fare. Pacienti nuk njihej që të kishte një problematikë, një kancer lëkure. Dhe mund të ndodhte që ai të ikte pa patur një diagnostifikim të saktë, Nga ana tjetër është edhe ajo për kujdesin e tepruar që kanë treguar pacientët, kjo tregon edhe një lloj rritje të diagnostifikimit. Dhe çdo problematike, çdo plagë, çdo puçërr, çdo element të ri që shfaqet në lëkurë ata paraqiten menjëherë tek mjeku dermatolog. Kremrat e diellit nuk janë problematike. Pasi kremrat janë ata që na mbrojnë më shumë nga rrezatimi diellor...
© SYRI.net