‘Rama s’është i qetë’/ Peka: Uashingtoni ende s’ka një qëndrim zyrtar për kryeministrin!

18:39, 24/06/2025

Për drejtuesin e Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka, artikulli kundër Edi Ramës në median ndërkombëtare amerikane, Fox News, tregon se ‘i ka djegur’ kryeministrit të vendit tonë, dhe që nuk është aspak i qetë pas publikimit të artikullit.

I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, Peka tha se dihet tanimë se çfarë përfaqëson Rama në Shqipëri dhe qarqe të ndryshme, porse ekspozimi i tij në mediat ndërkombëtare, është tejet problematike për kryeministrin.

Sipas Pekës, Uashingtoni ende nuk ka një qëndrim zyrtar për kryeministrin Edi Rama, referuar edhe elementëve që artikulli i Fox Neës prek.

Ishte më tepër editorial se sa artikull i thjeshtë. Se çfarë përfaqëson Rama në Shqipëri e dimë, edhe në qarqe të ndryshme e dimë. Problem mbetet ekspozimi i tij në mediat ndërkombëtare. Kemi parë reagimet ndaj përgjimeve të BILD, ndaj trafikut, reagimet që bëri ndaj emisionit RAI 3, është edhe reagimi i tanishëm.

Nga një artikull i zakonshëm, duhet parë edhe në kontekstin ku ndodhemi. Kemi një situatë kur SHBA  s’kanë një qëndrim lidhur me zgjedhjet, apo ku kryeministri s’është uruar. Edi Ramën as s’e kanë telefonuar e as e kanë uruar, askush, as ambasada në Tiranë. Rama s’është i qetë, ende s’ka një qëndrim nga SHBA se çfarë do të mbajë. Ky artikull prek këtë element, që Uashingtoni ende s’ka një qëndrim zyrtar.

Duke bërë krahasimin me Maduron, të dy të majtë, të dy autokratë, të dy në trafikun e drogës, burgosin liderët e opozitës. Këto ndihmojmë lexuesin amerikan se çfarë lideri përfaqëson Rama. Duke parë goditjen e grupeve të sforcuara në Shqipëri që kanë ndikuar në zgjedhje, që kanë nxjerrë disa deputët, që janë të lidhur me grupe trafiku në Amerikën Latine, ka bërë që Ramës t’i djegë. Artikulli ka të vërtetë. Nëse do godasin përmbajtjen e artikullin, kapen në debat fals ndaj autorit. Çështja është përmbajtja, jo autori.

Trafikun e  drogës s’e bën opozita, Nesho e Fox News, trafikun për të ndikuar në zgjedhje, nxjerrjen e  deputetëve, disa në qarqe nga grupet kriminale në Amerikën Latine e bën Edi Rama. Emërimin e policisë, drejtuesve të saj, janë përfaqësues të trafikut të drogës, vjedhjen e fondeve publike, presionin  s’e bëjnë këta, e bën qeveria. Goditjet për të vjedhur zgjedhjet kanë qenë frontale. KQZ, E-albania, vjedhja e databaze, SPAK, diaspora, administrata, financimi i partive për të ndikuar në zgjedhje, burgosja e liderëve të opozitës për të vjedhur zgjedhjet dhe fajin e paska opozita?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco