Haradinaj pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

Haradinaj pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

16:42, 24/06/2025

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrat e partisë, Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Eirik Nestas Mathisen.

“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për perspektivën euroatlantike të vendit, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

“Haradinaj vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Norvegjisë në përkrahje të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, si dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë”.

“Mirënjohës për angazhimin e z. Mathisen dhe për përkushtimin e shtetit norvegjez ndaj Kosovës,” përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco