A do kishte më kuptim që Brukseli ta këshillojë Shqipërinë pa i rekomanduar zgjidhjen politike?!

A do kishte më kuptim që Brukseli ta këshillojë Shqipërinë pa i rekomanduar zgjidhjen politike?!

14:15, 24/06/2025 Nga Ndriçim Kulla

Pakë  ditë  më parë mësuam  edhe një here  më realisht konceptin e debatuar gjatë që ka Brukseli mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës në  Shqipëri.

Pra ,u desh  edhe  një prove e hapur, e pa mbështjell nga kanavaca e pseudopiktorit  dhe mediave sorosiane në Evropë, për ta parë e  për të reflektuar.

Është një perceptim  që nuk mund ta quajmë as si  gjysmak as të plotë, ndonëse duhet vlerësuar dhe falënderuar edhe për diçka kaq kaq të vogël .

Brukseli  nëpërmjet një raporti të Komisionit Evropian, përcolli një mesazh  i alarmuar , se qeveria e Edi Ramës nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ose se ushtron  presione me tiparet e një regjimi mbi këtë instucion kushtetues. Gjithashtu këtij shqetësimi i bashkëngjitet edhe presioni i thellë  regjimit mbi fjalën e lirë. Dhe kaq. Po a mjafton kaq?

Opozita shqiptare, viktima më e identifikuar e kësaj lloj padrejtësie, ka kapërcyer edhe mundësitë e saj , duke   e denoncuar që nga thellësitë e fillimeve të  saj deformimin e  këtij sistemi,  i cili nga një hap në hapin tjetër, u transformua një kupolë mbrojtëse të pa depërtueshme për padrejtësitë, që po krijon  qeverisja e mazhorancës së sotme.

Dhe sot ja ku jemi!

Drejtësia është kthyer në një instrument që markon çdo hije të pushtetit në dritë.

Pushteti, mbjell kanabis pa fund , vjedh ,trafikon drogë,futë ish president ,ish kryeministra në burgje politike, duke u siguruar lehtësisht  proceseve ligjore si “lodra në orarin e udhëtimeve”,madje i rrëmben edhe në rrugë  dhe arrin që me fuqinë e të ardhurave të pista, që i vijnë nga njëmijë e një anë, ti kthej votimet në farsë dhe rotacionin ta shndërroj në një ide të pa mundur.

Ndërkohë  që kemi të bëjmë  me një drejtësi  të mbarsur nga padrejtësitë e mëdha, të cilat rrugëtimin e tyre të pa ndërprerë e kanë vazhduar për 12 vjet ne radhë.

Stenda perfide  që ka varur Edi Rama në Bruksel ,me kontributin e çmuar që i ka bërë Sorosi me  rrjetin e  mediave gjigante   kanë  arritur  të ruajnë një pamje  të pa imagjinueshme përball realitetit tjetër që ofronte Shqipëria e pa drejt dhe e varfër  me njerëzit që i iknin një nga një duke e lënë të shkretë.   

Në qendrat e politikës evropiane në Bruksel kanë vrapuar  fluturat e ngjyrosura festive të gënjeshtrave  politike të Edi Ramës, të vizatuara me lumturi dhe kënaqësi të rreme , në mes të një  realiteti të nxirë që ka krijuar qeverisja e tijë,kurse  lëngata e madhe  e shqiptarëve  është penguar  nga propaganda e pushtetit dhe superfuqia  e rrjeteve mediatike   që kanë pushtuar Evropën dhe nuk e ka gjetur dot rrugën në kohën e duhur  për tu çfaqur.

Pse ka ndodhur kështu, që në Parlamentin Evropian, në Komisionin Evropian dhe Këshillin e Evropës ,nuk ka  arritur që të depërtojë  realiteti shqiptar me të gjitha  të  vërtetat e zhvillimeve regresive që kanë ndodhur në Shqipëri?!

Po të kihet parasysh dhe të gjykohet,  si është monitoruar Shqipëria gjatë këtij 12 vjeçari, e kupton, se pushteti  ka  kërkuar dhe ka gjetur fuqi  korruptive  gati të “mbinatyrshme “ për kushtet e Shqipërisë dhe i  përdori ato  kundra të vërtetës dhe në shërbim të imazhit të gënjeshtrës  së tij.

Plagët shoqërore të Shqipërisë sot  janë në një nivel dramatikë. Për fat të keq rrënuesit e parimeve dhe vlerave që mbajnë në këmbë një sistem, i cili nuk mbështetet tek liria politike,pluralizmin demokratik dhe shteti i së drejtës,  kanë punuar me një strategji të mirë menduar subvencionuese dhe shkatërruese , të  cilat i kanë markuar mirë  të vërtetat që kanë ndodhur këtu për një periudhe 12 vjeçare dhe  kështu që  të vërtetat mbetën  larg syve të Evropës dhe institucioneve të saj

Komisioni Evropian shprehu këto ditë shqetësimin e tij instucional dhe politik  në lidhje me gjendjen  e sistemit të drejtësisë  si një pushtet që duhej të ishte  i pavarur nga pushteti qendror. Është një problem i madh që opozita, shtypi i pa varur , shoqëria civile dhe grupet e interesit e kanë denoncuar. Në të gjitha dimensionet.

Por Komisioni Evropian, nuk ka prekur as majen e ajsbergut me shqetësimin e shprehur  per drejtësinë në Shqipëri.

Drejtësia e kapur tërësisht nga pushteti është  bërë thelbi i këtij regjimi.

 Miqtë amerikan dhe evropian duhet të kujtohen qoftë edhe për një çast seriozisht se çfarë është diktatura reale  e Edi Ramës sot në Shqipëri ,përtej pamjes së rreme  që vizatojnë mediat e regjimit .

Nuk po them asgjë të tepruar, kur pretendoj se Komisioni Evropian nuk ka prekur as majën e ajsbergut me shqetësimin për drejtësinë shqiptare.

Kam  shprehur  publikisht disa here për vite me radhë shqetësimin tim  ,se ambasadorët  Romana Vllahutin, Silvio  Gonzato, Lugji Soreka etj, kanë qenë maska e regjimit shqiptar  në Bruksel. Sepse në asnjë moment e vërteta e raportuar  prej tyre aty, nuk  ka qenë ajo që u ka korresponduar zhvillimeve dhe ngjarjeve të cilat  kanë karakterizuar zhvillimet politiko dhe shoqërore në skenën e jetës shqiptare gjatë mandatit të tyre. 

Shtypi  perëndimor ka qenë  më i vërtetë  dhe më i sinqertë me realitetin shqiptar. Duke filluar nga gazetat më të mëdha gjermane , franceze, britanike, amerikane, italiane, belge, greke dhe spanjolle.. Ato e kanë zhbiruar realitetin diktatorial dhe i kanë bërë autopsi  të vërtetë  regjimit .

  Denoncimi aktual evropian , nuk e di me  saktësi në se është në kufijtë minimal të një presioni kalimtar , ndërsa rrënimi i demokracisë dhe i vlerave evropiano - atlantike po përparojnë me shpejtësi.

Po ti bësh një skaner të lehtë vetëm procesit zgjedhor te deformuar dhe zgjedhjeve të grabitura të 11 majit , e kupton mirë se roli i drejtësisë në këtë proces të shkatërruar është ai i violinës së parë.

Drejtësia është ajo që po  ç’vleftëson çdo denoncim ligjor të opozitës  në të gjitha prokuroritë dhe gjykatat, duke pëfshirë këtu edhe ato që rrotullohen rreth KQZ-së.

Drejtësia është pikërisht ajo, e cila  luan rolin e përdorimit të ligjit për interes e pushtetit,kur në vend që t’iu paraprinte ndalimit të grupeve kriminale dhe  karteleve të drogës, i arreston  për alibi disa eksponent  të tyre vetëm  disa javë mbas garës së zgjedhjeve, duke i lëne të lirë që të ndihmonin me dhunë , para dhe terror fitoren  e regjimit.

Drejtësia sot është forca kryesore më e pa lëvizshme  në ndihmë të pushtetit, ku të gjithë liderët kryesor të opozitës i ka futur në rresht me përndjekje politike nëpërmjet lodrave juridike, për ti mbajtur larg nga mundësia për të udhëhequr  rotacionin.

Përfundimisht lind pyetja:

-E çfarë rekomandime mund të jepte më tej Komisioni Evropian Shqipërisë në të ardhmen, kur po bëhet e qartë se në çfarë gjendje politike  dhe demokratike është Shqipëria?

A ka më kuptim ti thuhet këtij pushteti në vazhdim  ,  se duhet vazhduar rruga e reformave pa bërë më parë reformën kryesore që i hap rrugë të gjitha ndryshimeve ,  zgjidhjen politike ? E zgjidhja politike më demokratike, më paqësore dhe më e pranueshme në këtë rast do të ishin vetëm  zgjedhjet e parakohshme parlamentare me një qeveri teknike, ku në tërë procesin e qeverisjes së saj kujdestare fokusi kryesor, duhet të jetë reformimi demokratik i kodit  zgjedhor, i cili të mos favorizoj më asnjë palë përveç arsyes dhe drejtësisë politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco