Në vlerësimin ndaj liderëve sipas omnibusit të bërë nga UBO Conulting, lideri kryesor, e më i pëlqyer në Kosovë, del të jetë Presidentja Vjosa Osmani me 3.65 %.
Pas saj në vend të dytë radhitet Glauk Konjufca me 3.41%, ndërsa i treti Bedri Hamza i PDK-së. Vendin e katërt e zë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti me 3.12%.
Por, qytetarët janë të kënaqur edhe me punën që ka bërë Presidentja Vjosa Osmani.
Sipas përgjigjeve të tyre, 44.3% e qytetarëve thuhet se janë të kënaqur me punën e bërë nga Presidentja Osmani, ndërsa shumë të kënaqur 17.8%.
Të pakënaqur 21 % dhe shumë të pakënaqur janë 12.6%.
© SYRI.net