Një denoncim i mbërritur në redaksinë e Syri.net, nga një shqiptar i cili prej vitesh jeton në New York/ Amerikë, hedh dritë mbi një skandal të pazakontë që dëshmon se përpjekjet për censurë ndaj zërave kritikë të regjimit Rama nuk njohin kufij.
Denoncuesi (i indinjuar) tregon se sapo kanë nisur edicionet informative të Syri Televizion në SHBA, kanali është përballur me ndërprerje të menjëhershme dhe probleme të çuditshme teknike në televizorin e tij, ndonëse më herët çdo gjë funksiononte normalisht.
Ai e quan këtë një veprim të orkestruar nga “mafia politike shqiptare”, e cila sipas tij, nuk mjaftohet më me kontrollin e mediave brenda vendit, por tenton të mbyllë çdo dritare informacioni edhe për diasporën.
“Kjo është një provë e pastër se deri ku ka arritur frika e qeverisë Rama nga e vërteta,” thotë ai, duke shtuar se për sa kohë që Syri TV shfaq intervista apo emisione të zakonshme, nuk ka asnjë problem, por gjithçka ndryshon sapo nisin lajmet.
Për denoncuesin, ky është një alarm i fortë që duhet të ngrejë shqetësim jo vetëm për lirinë e medias, por edhe për ndikimin dhe kontrolli po tentohet të ushtrohet edhe mbi shqiptarët jashtë atdheut.
Më poshtë, denoncimi i plotë nga Bronksi i New Yorkut:
"Shikoni o njerëz, shikojeni. Sa filluan lajmet në Amerikë te Syri Televizion, u bë me problem televizori.
Arsyeja ku ka arritur mafia shqiptare, mafia shqiptare e komunistëve, i themi ne edhe në Amerikë me prish kanalin Syri TV, mos me ndjek lajmet.
Ja e vërteta, a e shihni? Kjo është një provë nga Bronksi i New York, në shtëpinë time.
Deri më tani ishin intervistat e tani që nisën lajmet, u bllokua. E shihni si thotë? Del me problem ky kanal, normalisht se të tregosh të vërtetën për ta është problem, për Ramën dhe ndjekësit e tij.
Ju’a humbtë Zoti racën…"
© SYRI.net