Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova tashmë prodhon edhe anije dhe se të njëjtat tashmë janë gati për t’u importuar në botë.
Osmani ka vizituar kompaninë në Prizren që merret me prodhimin e tyre.
“Nga veturat elitare sportive deri te barkat e jahtet më moderne, puna e tyre përfshin industri dhe kontinente të tëra. Kur talenti kosovar bashkohet me punën e palodhshme dhe inovacionin, nuk ka kufi për atë që mund të arrihet”, ka shkruar Osmani.
© SYRI.net