U padit për shpifje nga gazetari i ‘Piranjave’, SPAK-u i Ramës nuk guxon të hetojë Anuela Ristanin

U padit për shpifje nga gazetari i ‘Piranjave’, SPAK-u i Ramës nuk guxon të hetojë Anuela Ristanin

14:11, 23/06/2025

Ndryshe nga çfarë veprohet ndaj çdo zyrtari tjetër që shkel ligjin, SPAK nuk bën të njëjtën gjë me kryetaren e komanduar nga Rama në Bashkinë e Tiranës, Anuela Ristani. E paditur disa ditë më parë nga gazetari i emisionit investigativ “Piranjat” për shpifje dhe fyerje, pas deklaratave të saj publike që konsiderohen denigruese ndaj punës së tij dhe emisionit, Ristani është lënë e qetë nga SPAK.

Megjithatë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shpallur moskompetencë për këtë çështje. Sipas vendimit të saj, padia ndaj Ristanit nuk përfshihet në fushën e kompetencave të saj, dhe prandaj rasti do t’i kalojë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

LEXO EDHE: Përdori makinat e bashkisë për familjarët: Gazetari ‘Piranjave’ çon në gjykatë Anuela Ristanin për…

Ky vendim ka ngjallur dyshime mbi mungesën e vullnetit për hetim nga drejtësia, sidomos kur bëhet fjalë për figura të afërta me pushtetin aktual. Ky vendim shihet si një sinjal që SPAK dhe GJKKO nuk guxojnë të prekin zyrtarë të lidhur me qeverinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco