Ka dështuar sërish senaca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës për herë të 36. Edhe kësaj radhe Komisioni për Votimin e fshehtë nuk kaloi.
Derisa në sallë ishin të pranishëm 99 deputetë, vetëm 53 prej tyre votuan për.
Kundër vetëm një, dhe abstenim s’kishte.
Partitë tjera, si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë.
Seanca e radhës do të jetë pas 48 orësh, të mërkurën në ora 11:00.
© SYRI.net